Home Bota 20 vjet nga 11 shtatori 2001, tragjedia që tronditi botën

20 vjet nga 11 shtatori 2001, tragjedia që tronditi botën

518
0

Sot bëhen plot 20 vjet nga sulmi terrorist mbi kullat binjake në 11 shtator të 2001-shit, në zemër të New York-ut. Disa terroristë morën peng katër avionë dhe fluturuan duke goditur disa pika të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.

Dy avionë u përplasën në dy kullat e Qendrës Tregtare Botërore, njëri në muret e Pentagonit ndërsa një i katërt u përplas në tokë, pas përleshjes heroike të pasagjerëve me terroristët, të cilët rrëzuan avionin.

Nga sulmet, gjetën vdekjen rreth 3 mijë vetë. 184 persona u vranë në Pentagon atë ditë përfshirë 59 pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit të avionit që u përplas dhe 125 persona brenda kompleksit.

Sipas dëshmive të mëvonshme, sulmi ishte drejtuar për në Shtëpinë e Bardhë, por shkaktoi një tragjedi akoma dhe më të madhe, që vijon të mbahet mend si një nga sulmet më të mëdha në historinë e Amerikës.

Para 11 shtatorit, Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë ishin bërë simboli i fuqisë ekonomike të SHBA-ve. Kanë qëndruar mbi Manhatan si qendër e tregtisë dhe biznesit që punësoi dhjetëra mijëra njerëz.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here