Home EDITORIAL 7 ARSYE se përse duhet votuar Mariglen Disha në Librazhd!

7 ARSYE se përse duhet votuar Mariglen Disha në Librazhd!

391
0
Beteja elektorale për Bashkinë e Librazhdit ka filluar zyrtarisht. Nga njëra anë kemi kandidatin e PS, Mariglen Disha dhe nga ana tjetër kandidatin e PD të grupit të Berishës në koalicionin “Bashkë Fitojmë” Shefki Çoka.
Të dyja palët kanë filluar takimet në çdo fshat.
Entuziazmi deri me tani duket nga pala socialiste, e cila deri më tani është strukturuar ndryshe nga kandidati i PD i cili nuk po ndihet.
Qytetarët e Librazhdit do të duhet të zgjedhin njërin prej tyre në krye të bashkisë dhe më datën 15 maj emri i tij do të behet publik.
Por le të ndalemi te kandidati Mariglen Disha.
Arsyeja e parë: Librazhdi kërkon investime në qytet dhe në njësi…
Ish kryetari i bashkisë Kastriot Gurra e transformoi qytetin e Librazhdit. Ai investoi në fshatra, infrastrukture, shkolla, etj.
Tashmë Mariglen Disha do të duhet të thithi sa më shumë investime, për të zhvilluar zonat rurale, infrastrukturën dhe të lehtësoj banorët e fshatrave të largët të cilët prej kohësh kërkojnë investime elementare. Në deklaratat e Z. Disha ai është zotuar se fokus do të jenë njësitë, pra fshatrat.
Arsyeja e dytë:  Njeri i fjalës
Çdo kush që e njeh z.Disha nga afër ka krijuar një ide për të. Karriera e tij në kadastër ka treguar hapur se sa seriozisht i merri ai premtimet që bën. Fjala e dhënë për të është e shenjtë. Me një bllok në duar pothuajse ka takuar çdo qytetar të Librazhdit dhe fshatrave përreth. Marigleni ka premtuar shumë për Librazhdin, si zhvillimi i ekonomisë, hapja e vendeve të reja të punës, projekte inovacioni për të rinjtë e të rejat.
Arsyeja e tretë: Sportdashës dhe marrëdhënia e mirë me FSHF, Armand Dukën.
Klubi i SOPOTIT është një skuadër e kompletuar dhe e mirë por kërkon prej vitesh investime. Fusha stërvitore dhe probleme të tjera vetëm ua vështirëson punën sportistëve. Por, falë marrëdhënies së mirë me presidentin e FSHF Armando Duka, në planin Mariglen Dishës për zhvillimin e Librazhdi problematika për këtë çështje merr fund. Një lajm i mirë për tifozët e SOPOTIT që do të kenë mundësinë të shohin skuadrën e tyre teksa ngjitet në renditje!
Arsyeja e katër: Fokus Rininë
Entuziazmi i kandidatit të PS, Mariglen Dishës u duk që ditën e parë kur doli në terren. Qindra të rinj e të reja shprehen mendimet e tyre për idetë se edhe në Librazhd mund të punohet dhe investohet. Ashtu siç e thotë edhe ai vetë “Rinia është e ardhmja”.  Plani i Z. Disha përfshin dhe adreson papunësinë e të rinjve, efektshmërinë dhe zbatueshmërinë  e politikave që janë në fuqi, vetëpërfshirjen e të rinjve dhe palëve të treta në organizata të shoqërisë civile, organizata ndërkombëtare e më tej.
Arsyeja e pestë: Prioritet arsimi cilësor dhe gjithëpërfshirës
Ky prioritet përmbledh dhe adreson të gjitha nivelet e arsimit në territorin e Bashkisë Librazhd. Objektivat dhe masat për këtë çështje janë ndërtuar duke marrë në konsideratë mundësitë ekzistuese për zgjidhjen e këtyre problematikave dhe, njëkohësisht, duke parashtruar masa që mund të ndërmerren drejt zgjidhjes. Pra adreson mangësitë fizike dhe materiale, si edhe vështirësinë e aksesit në institucione edukuese, për shkak të aftësive, përkatësisë në një grup vulnerabël apo të margjinalizuar etj.
Arsyeja e gjashtë: Mbështetja e shoqatave dhe nismave rinore
Shumica e shoqatave në Librazhd nuk dihen nëse ekzistojnë apo jo. Së fundmi ata i kanë bërë një ftesë z.Disha ku i treguan për problematikat e tyre. Thelbi ishte të tregonin se ata duan të bashkëpunojnë.  Për këtë çështje Marigleni u sqaroi se do të merren masa për të orientuar drejt mundësive financiare dhe aktiviteteve konkrete që ndihmojnë organizatat, shoqatat e grupimet dhe nismat rinore, në mënyrë që të funksionojnë si duhet dhe të kenë qëndrueshmëri.
Arsyeja e shtatë: Dëshira për të punuar
Për të ndërtuar një qytet të mirë duhet një djalë punëtor, i përpiktë, i shkathët, dhe korrekt. Kështu qytetarët mund të të besojnë dhe të votojnë. Punë janë bërë, por ka shume e më shumë që duhen investuar. Dëshira dhe vullneti që ka Mariglen Disha për të zhvilluar zonën janë bindëse dhe sfiduese për të.
Ndaj më 14 maj votoni numrin 1 Mariglen Disha.
Ashtu siç ka edhe sloganin PS, Librazhdi duhet të eci vetëm përpara dhe kurrë mbrapa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here