Home Bota Vuçiç: Serbia në pozitë të vështirë, po na bëjnë kurth

Vuçiç: Serbia në pozitë të vështirë, po na bëjnë kurth

925
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në fjalim drejtuar vendit të tij për situatën në Ukrainë, ka folur një pozicion të vështirë ku ndodhet Beogradi.

“Serbia është ekstremisht në një situatë të vështirë dhe pak e kuptojnë pozicionin e Serbisë dhe popullit tonë”, tha ai.

Presidenti serb tha se presioni ndërkombëtar ndaj vendit të tij do të rritet, madje foli edhe për “kurthe”.

“Serbia po përballet me një presion të pashembullt dhe pak njerëz duan të dëgjojnë argumentet tona. Mendoj se ky është vetëm fillimi, presioni mbi vendin tonë do të jetë i madh në ditë e ardhshme”, tha presidenti serb.

“Pres që të ketë disa kurthe për Serbinë. Sapo kemi parë shqiptarët (Kosova) të aplikojnë për t’u bërë pjesë e NATO-s, pamë që e mbështeti Turqia”, shtoi Vuçiç.

Hapat e ardhshme sipas tij do të jenë për të përjashtuar Rusinë nga OKB. Kjo gjë tha Vuçiç do t’i hapë rrugë ndryshimit të Rezolutës 1244 për Kosovën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here