Home Kryesore Përgjimi/ Kandidati i PS, Edison Memolla po blen votat në Rrogozhinë

Përgjimi/ Kandidati i PS, Edison Memolla po blen votat në Rrogozhinë

416
0

Kryetari i komanduar i Bashkisë së Rrogozhinës, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste Edison Memolla është kapur në një audio-përgjim, duke ndërhyrë tek OSHEE për të mos i ndërprerë energjinë elektrike një familjeje të varfër.

Në një bisedë telefonikeme një grua, Memolla konfirmon se ishte takuar më herët me telefonuesen, të cilës i kishte garantuar mos-ndërprerjen e energjisë, në këmbim të votës për zgjedhjet e 6 marsit.

E më pas në telefon del elektricisti që kishte shkuar për ndërprerjen e energjisë, të cilit Memolla i kërkon që të mos ia ndërpresë energjinë sa t’i marrin votat, e për të justifikuar veprimin, ai vetë do t’i paguante faturën e një muaji.

Madje Memolla e orienton elektricistin që pasi të kalojnë zgjedhjet mund të vepronin.
Kandidati i Partisë Socialiste për Rrogozhinën Edison Memolla, i thotë elektricistit, me të cilin kishte njohje të mëparshme se do të fliste me Edin e më pas të flisnin edhe më lart, në mënyrë që këtë periudhë, sa të kalonin zgjedhjet, të mos bënin ndërprerje, por aksionin ta nisnin pas 6 marsit, kur qytetarëve t’u kishin marrë votën, shkruan Syri.net.

Biseda telefonike:
Kryetari: Alo!

Zonja: Alo!

Kryetari: Përshëndetje…

Zonja: Përshëndetje…

Kryetari: Si jeni?

Zonja: Mirë, po ti?

Kryetari: Më fal se nuk më del numri…

Zonja: E di që nuk del numri… nuk e ke numrin tim ti, prandaj nuk të del…

Kryetari: Po më thuaj?!

Zonja: Unë jam goca e …

Kryetari: Çfarë halli kishe?

Zonja: Të thashë unë ty atë ditë për dritat, se më kanë ardhur për të më prerë dritat

Kryetari: Eee… t’i prenë?! I thashë unë atij çunit…

Zonja: Jo, ai çuni është aty përjashta… Unë s’kam mundësi të paguaj…

Kryetari: Po a është aty ai çuni? Foli të dali njëherë në telefon…

Zonja: O Land, ku iku ai çuni?! Na çoje një çikë telefonin, t’i foli atij xhaxhi kryetari. Prit një sekondë se ka shkuar atje te shtylla (zonja shkon çon telefonin tek elektricisti).

Një djalë: O xhaxhi, na foli pak xhaxhi kryetarit…

Elektricisti: Kujt kryetar?

Djali: Të Rrogozhinës, po kush….

Elektricisti: Alo.

Kryetari: Alo.

Elektricisti: Urdhëro…

Kryetari: Çfarë bën, qysh je? Edi jam…

Elektricisti: Oo Rimi jam o Rimi…

Kryetari: O Rim, ça bën o, a do ia prisni, po lene të kalojë këtë muaj o burrë…

Elektricisti: Po e kaloj këtë muajin, po muajin tjetër?!

Kryetari: Po muajin tjetër, shohim e bëjmë… Shif t’i matrim ato, ça kemi me i marrë, se jemi në zgjedhje…

Elektricisti Rimi: E di, e di, po ça të bëjmë ne…

Kryetari: Po hajde se ia jap unë një muaj, sa lek ka…

Elektricist Rimi: Po ajo ka pesë muaj, sikur ka një muaj ajo…

Kryetari: Po paguaj një unë, pastaj të tjerat sa t`ia shtysh në qoftë se ke ndonjë problem aty…

Elektricisti Rimi: Problem e kemi ne se na kanë heqë nga dy javë të punës…

Kryetari: Pse, pse s`keni pre eee…

Elektricisti Rimi: Po…

Kryetari: Hajde se do diskutojmë një çikë me Edin, lëre sot, se do flas çik me Edin unë….

Elektricisti Rimi: Mirë..

Kryetari: Apo e ke raportuar ti?

Elektricisti Rimi: Për sot e kam lënë vetë unë e nja dy-tre ditë..

Kryetari: E mirë, të flas me Edin unë, të flasi me ato të mëdhenjtë që të mos ju bezdisin…

Elektricisti Rimi: Mirë po iki…

Kryetari: Hajde…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here