Teksa Rusia është në luftë me Ukrainën, edhe një luftë civile brenda PD ka nisur prej kohësh nga lideri aktual Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Teksa kjo luftë brenda partisë është kthyer në shqetësimin kryesor të demokratëve të përçarë e në argëtimin e Rilindjes, ditën e sotme ka ndodhur një incident. Facebooku i Berishës është hakuar nga persona të paidentifikuar dhe është transmetuar Live takimi elektoral i Bashës.
Berisha e ka rimarrë llogarinë e tij më pas, teksa zyra e shtypit të tij ka akuzuar Bashën si përgjegjës për incidentin ku u transmetua fushata në Shkodër e kandidatit të PD Xhemal Bushatit.