Home Kryesore Berisha: Nuk do heqim dorë nga selia dhe logoja e PD

Berisha: Nuk do heqim dorë nga selia dhe logoja e PD

339
0

Lideri historik i PD, Sali Berisha, tha se nuk do të heqin dorë nga selia e PD dhe logoja e kësaj partie.

Berisha theksoi Basha po e mban selinë e PD të pushtuar, por ish-kryeministri theksoi se do të marrin vendime në kohën e duhur.

Selia është e PD, logoja është e PD, ato mbahen të pushtuara, do marrim vendime në kohën e duhur. S’mund të mbahet peng selia. S’heqim dorë. Ai kuvend i 11 dhjetorit ka në nenet e tij selinë, logon, ai kuvend solli këtë rezultat. Këtë koalicion me këtë rezultat, votat e popullit opozitar. S’mund të hiqet dorë kurrësesi“, tha Berisha.

Ndër të tjera Sali Berisha u pyet nëse do ketë një 8 janar të dytë për të marrë selinë blu. Lideri historik i kësaj partie tha se Basha nuk mund ta mbajë të pushtuar selinë.

Demokratët janë të bindur. Mesazhi i 6 marsit do të interpretohet nga çdo demokrat”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here