Kriza boterore e rritjes se çmimeve të karburantit dhe të produkteve të tjera ka prekur prej ditesh dhe Shqipërinë. Lufta në Ukrainë ka ndikuar qartas dhe në Shqiperi çmimet rekord të ditëve të fundit kanë shkaktuar shqetesim tek qytetarët. Fakt është që çmimi i naftës në bursen ndërkombetare është rritur gjatë ditëve të fundit. Dhe kjo gjë siç ndodh zakonisht është reflektuar dhe në Shqiperi. Megjithatë stabilizimi i tregjeve nderkombetare ka nisur të sjellë ndryshime dhe në çmimin e karburanteve në vendin tonë.
Nga sot dhe në vazhdim vlera e një litri karburant në treg do të jetë si më poshtë:
Diezel 223 leke
Benzine 95 223 leke
Benz.100 ok 245 leke
Gazi nuk ndryshon.
Qeveria nga ana e saj ka njoftuar ngritjen e një bordi të posaçem që do të kryejë monitorime dhe do të marrë masa për moslejimin e abuzimeve me çmimin e karburanteve. Pasojat e luftes në Ukranine kanë ndikuar ndjeshem dhe në çmimet e produkteve te tjera, kryesisht ato ushqimore për të cilat Shqiperia është e varur nga eksportet nderkombetare. Këto pasoja kanë nisur të ndihem qartas në Europë dhe në vendet e Ballkanit ndërsa çmimet kanë pësuar rritje të ndjeshme në disa shtete.
Pra nga sot çmimet e karburantëve ulen, ndaj shikoni listen që po publikohet.