Në ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Vlorë. Policia njofton se u arrestua në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasi R. R., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka goditur me mjet prerës, gjyshin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.