Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka injoruar deputeten e Partisë Demokratike, Grida Dumën.
E pyetur se çfarë mendimi ka për Dumën, Topalli tha se nuk e njeh kush është ajo.
“Nuk e njoh Grida Dumën. Kush është kjo”, tha Topalli.
Sa i përket situatës kaotike në të cilën ndodhet Partia Demokratike, pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 Marsit, u shpreh se vetëm ish-kryeministri Sali Berisha, mund të arrijë të bëjë bashkimin e madh.
“Për këtë situatë që ndodhet, vetëm Berisha është ai që mund të bashkojë dhe pajtojë PD-në”, tha ajo në RTSH 24.