I ftuar pasditen e sotme në një intervistë televizive, Sali Berisha ka deklaruar se nuk është shumë i vjetër në moshë për të drejtuar PD.
Ai tha se edhe personi që drejton sot SHBA është një moshë me të, duke iu referuar kështu Presidentit amerikan Joe Biden.
Ai iu referua kritikëve që e konsiderojnë shumë të moshuar për këtë punë, duke thënë se në Uashington s’do e paragjykonte dikush për moshën.
“Më tepër mund të them këtë, më thotë ai Sali në SHBA dhe Bruksel ka një problem se Berisha është në moshë për këtë detyrë. Përgjigja ime ishte kjo: Rikthimi nuk ndodh pse duan 100 vetë dhe asnjë nuk rikthehet dot. Rikthimi është një proces kompleks, ka të bëjë me një sërë faktorësh. Së dyti, vetë fakti që mund të mendojë se kush duhet ose jo, të jetë kryetar i PD-së më bën mua të mendoj për të kandiduar dhe për të mos pranuar asnjë ndërhyrje për cilindo për të përcaktuar se kush do të kandidojë. Në Uashington nuk mund të thotë ndokush për moshën e Berishës, kur SHBA-të e drejtojnë ata që kanë moshën e Berishës,”-deklaroi ai ndër të tjera.