Home Kryesore Demokratët degjenerojnë Grida Dumën/ “Shporru bashkë me Lulin”

Demokratët degjenerojnë Grida Dumën/ “Shporru bashkë me Lulin”

1485
0

Lulzim Basha dha pasditen e sotme dorëheqjen nga kryetari i Partisë Demokratike.

Pas shkatërrimit të partisë, Basha dha dorëheqjen e vonuar, ndërsa kanë nisur edhe reagimet e ndryshme.

Deputetja Grida Duma, në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se tashmë PD do nisë projektin e saj drejt fitores, ndërsa shton se demokratët do shpalosin energjitë e tyre.

Nga ky çast, Partia Demokratike mundet të ndërtojë projektin e saj të fitores së madhe!

Nga ky çast, Partia Demokratike, me të vetmit aksionerë: demokratët, mundet të shpalosë gjithë energjinë e jashtëzakonshme që ka!”, shkruan Duma.

Por të shumta kanë qenë komentet e demokratëve, që i kanë kërkuar Dumës, që të largohet nga PD edhe ajo bashkë me Bashën. “Shqiptarët e ndershëm nuk ju besojnë më dogmave të tilla. Shporru së bashku me Lulin moj patericë e tij!”, shkruan demokrati.

Një komentues, i kujton deputetes së PD humbjet që ajo ka regjistruar qoftë në garën për Bashkinë e Durrësit, ashtu edhe në zgjedhjet e 25 prillit ku ishte drejtuese politike në Kavajë.

Ndërsa një tjetër, i thotë Dumës se nuk e ka penguar askush që ajo të shpalosë energjitë dhe platformën e saj në PD.

“Pse moj Basha të pegonte ty zonjë e nderuar të shpalosësh energjitë e tua në Partinë Demokratike tani e ke rugën e hapure të veshë te salla se ke bashkëpunuar dhe më përpara me të turp turp”, thotë ai.

cna lajme politike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here