Home AKTUALITET E rëndë/ Një burrë i maskuar dhe me kapuç i bën pritë...

E rëndë/ Një burrë i maskuar dhe me kapuç i bën pritë një gruaje në derë të shtëpisë me thikë në dorë

684
0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Lushnjë, ku një person i maskuar është shfaqur në portën e një shtetaseje me thikë në dorë.

Gruaja dyshohet se i kishte marrë borxh shtetasit me iniciale E.E. një shumë parash. Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë dhe një palë dylbi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë: 

Bashkëpunimi me qytetarët parandalon një ngjarje të mundshme kriminale. Kishte siguruar mjetet për të kryer vrasje, kapet dhe arrestohet autori. Sekuestrohen një armë e ftohtë (thikë) dhe një palë dylbi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, pas njoftimit të marrë nga qytetarët se në një pallat në lagjen “Çlirimi”, ndodhej një person i maskuar me kapuç, menjëherë shkuan në vendngjarje dhe përpara derës së shtetases A. B., 50 vjeçe, konstatuan shtetasin E. E., të maskuar, me kapuç në kokë. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë e ftohtë(thikë) dhe një palë dylbi.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. E., 63 vjeç, banues në Krujë, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Nga hetimet paraprake, dyshohet se shtetasja A. B., i kishte marrë hua një sasi parash shtetasit E. E. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

E rëndë në Lushnjë! Një person i maskuar dhe me kapuç i bën pritë një gruaje në derë të shtëpisë me thikë në dorë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here