Home AKTUALITET Sëmuret Bujar Nishani, shtrohet me urgjencë në spital

Sëmuret Bujar Nishani, shtrohet me urgjencë në spital

778
0

Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani mësohet se është shtruar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Mësohet se mbrëmjen e kaluar ish-presidenti Nishani ka mbërritur me urgjencë në Sanatorium ku vijon të jetë i shtruar ende. Nga informacionet paraprake, në media bëhet me dije se parametrat jetësore të ish-presidentit janë në gjendje jo të mirë. Ende nuk dihet se çfarë problemi shëndetësor ka ish-presidenti, por mësohet se parametrat e oksigjenit dhe tensionit nuk janë në nivel të mirë.

Ish-presidenti është nën mbikqyrjen e mjekëve dhe gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar për momentin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here