Është shtyrë sot seanca e dhënies së masës ndaj Ajas Sulejmani, shoferi i cili me mjetin e tij G Class aksidentoi familjen Konomi, konkretisht çiftin Vilma dhe Arjan si dhe foshnjën e tyre 3 muajshe. Ndërkohë gjatë deshminë së sotme, Ajas Sulejmani ka mohuar të ketë qenë me shpejtësi, duke thënë se po lëvizte me 40 km/ h. Ai akuzoi policinë se testi i drogës nuk ishte real ndaj ka kërkuar që ti bëhen analizat e gjakut.
Ajas Sulejmani: Nuk u largova nga vendi i aksidentit, çova vajzën në spital. Nuk kam qene shpejt. Kam qenë me 40 km/h, s’kam faj, nuk punuan frenat e sistemi të frenimit. Testi i drogës nuk është real, më bëni analiza gjaku, nuk përdor drogë.