Home Bota Ministri rus kërcënon Ballkanin: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë...

Ministri rus kërcënon Ballkanin: Raketa jonë s’do të kërkojë leje të fluturojë mbi ju

537
0

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, anuloi vizitën që kishte planifikuar të bënte në Serbi, për shkak se të gjitha vendet europiane dhe ballkanike kanë ndaluar fluturimet nga Rusia. Vendi i fundit ishte Shkupi, ku Lavrov do kalonte me avion e më pas do udhëtonte drejt Beogradit.

Kjo shkaktuar edhe zemërim tek rusët. Në lidhje me këtë ka reaguar edhe shefi i Agjencisë Hapësinore të Rusisë, Dimitri Rogozin, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale tha se Mali i Zi, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Rumania kishin tradhtuar historinë e përbashkët.

Ai ka kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë Perëndimin, duke thënë se raketat “Sarmat” nuk do të kërkojë leje për të fluturuar mbi qellin e tyre.

“Kjo është ajo që është “Sarmat” e mirë? Që nuk do të kërkojë pëlqimin për të fluturuar nga bullgarët frikacakë, rumunët hakmarrës dhe malazezët që tradhtuan historinë tonë të përbashkët. Ashtu si suedezët” shkruan ai.

Sarmat është një nga gjashtë armët e reja strategjike ruse të zbuluara nga presidenti rus Vladimir Putin më 1 mars 2018. RS-28 Sarmat është një raketë balistike ndërkontinentale super e rëndë ruse me lëndë djegëse të lëngshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here