Mbrëmjen e djeshme te “Piranjat” u trajtua historia e Brendonit nga Saranda. Ai tregoi se dhunohej vazhdimisht nga ish-bashkëjetuesja. “Me grushta më ka gjuajtur, mustaqet m’i ka shkulur”, u shpreh ai për “Piranjat”.
Dyshja kishin kaluar 6 vite bashkë, por biznesi që kishin vendosur të hapnin kishte krijuar konflikte mes tyre. “Ti je pa t*pe. Je maskara dhe i degjeneruar. Hajde me mua se do të q* robt. Do të bëj atë që nuk të pjell mendja. Mbaje mend”, dëgjohej t’i thoshte gruaja gjatë një kamere të fshehtë.
Konfliktet mes tyre kishin bërë që një grua tjetër të futej në zemrën e Brendonit, duke nxitur xhelozinë e bashkëjetueses. Ajo pranoi për “Piranjat” se i gjithë inati i saj vinte nga xhelozia e madhe pasi vazhdonte ta donte.
Ledjona: Pas gjithë kësaj historie, a e doni akoma?
Gruaja: Po dhe më vjen keq.
Ledjona: Po ju a e doni?
Brendoni: Rrugët tona janë të ndara,, unë i uroj asaj më të mirat në rrugën e saj.