Home Bota Mori pjesë në protestën e grave, talebanët vrasin nënën e re afgane...

Mori pjesë në protestën e grave, talebanët vrasin nënën e re afgane me foshnjën në krahë

690
0

Një nënë e re në Afganistan u vra brutalisht, pak ditë pasi ajo marshoi në protestë, ku gratë afgane bënë thirrje për të drejtat e tyre në vendin e kontrolluar tashmë nga talebanët.

30-vjeçarja kishte dalë në rrugë për të protestuar, pavarësisht kërcënimit dhe ndëshkimit nga regjimi taleban.

Vëllai i Farwa-s, Rohullah Hossaini tha se motra e tij ishte në shtëpinë e saj kur dëgjoi dikë jashtë të bërtiste për ndihmë.

Pavarësisht se burri i saj e lutej që të qëndronte në shtëpi, Farëa vrapoi jashtë me foshnjën e saj gjashtë muajshe në krahë dhe djalin e saj trevjeçar duke e ndjekur nga pas.

Farwa më pas u ekzekutua në rrugë në sy të foshnjës dhe djalit të vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here