Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në orar të përpiktë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku do të dëshmojë për çështjen e inceneratorëve në komisonin hetimor parlamentar.
Ai është betuar se do të thotë vetëm të vërtetën, por nuk i është përgjigjur pyetjes së drejtuar nga kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku, në lidhje me ish ministrin Lefter Koka.
‘Kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar dhe detyrimet tuaja. Në ligjin për komisionet hetimor, komisioni nuk mund të ngrejë akuza penale dhe as nuk mund të ushtrojë kompetencat e gjykatës.
Nuk lejohen fyerjet por këtë e keni bërë në mënyrë të përsëritur keni akuzuar për grup të strukturual kriminal.
Do t ju sugjeroja që të mos eksportoni debatin parlamenter apo atë televiziv.Unë e njoh si Ministër i Mjedisit Kokën dhe jo si pronar përfitues”, ka thënë Rama.