Home AKTUALITET Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Përgatituni për acar, të hënën temperatura deri...

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Përgatituni për acar, të hënën temperatura deri në -18 gradë Celsius

678
0

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se në Shqipëri do të mbërrijë moti i acartë. ”Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka.

Termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë. Për të shmangur situata të rënda, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apelon qytetarët që të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit të tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here