Home AKTUALITET 6 viktima dhe 959 raste të reja në 24 orë, 30 pacientë...

6 viktima dhe 959 raste të reja në 24 orë, 30 pacientë në gjendje të rëndë

420
0

Në Shqipëri shifrat e pandemisë janë shqetësuese. Në 24 orët e fundit betejën me virusin vdekjeprurës nuk e kanë fituar 6 pacientë dhe jetët e humbura që nga fillimi i pandemisë kanë shkuar në 2,569.

”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 49 vjeç, një qytetare nga Fieri 60 vjeç, një qytetare nga Gjirokastra 73 vjeç, një qytetar nga Lezha 81 vjeç, një qyetetar nga Elbasani 82 vjeç, një qytetar nga Kavaja 84 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”.

Nga 5106 testime, kanë rezultuar pozitivë 959 qytetarë. ”347 në Tiranë, 70 raste në Shkodër, 51 raste në Durrës, 44 raste në Lushnje, 39 raste në Fier, 37 raste në Vlorë, 35 raste në Korçë, 29 raste në Kurbin, Elbasan, 24 raste në Berat, 23 raste në Krujë, 15 raste në Mallakastër, Pogradec, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Kavajë, 11 raste në Kukës, Lezhë, Gramsh, 10 raste në Dibër, Roskovec, 9 raste në Malësi e Madhe, Vorë, 8 raste në Vau i Dejës, Delvinë, Dimal, 7 raste në Patos, 6 raste në Kamëz, 5 raste në Konispol, Devoll, Kuçovë, Peqin, 4 raste në Divjakë, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 3 raste në Has, Mirditë, Shijak, Librazhd, 2 raste në Pukë, Tropojë, Bulqizë, Selenicë, Himarë, Dropull, Këlcyrë, 1 rast në Libohovë, Memaliaj, Maliq, Kolonjë, Poliçan”.

Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 215 pacientë, nga të cilët 30 janë në gjendje më të rënduar. Po ashtu janë 12,910 pacientë aktivë në të gjithë vendin. Janë shëruar 891 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 145,845 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (17 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 959
Të shëruar në 24 orë 891
Të shtruar në spitale 215
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 5106
Testime totale 1,142,382
Raste pozitive 161,324
Raste të shëruara 145,845
Raste Aktive 12,910
Humbje jete 2,569

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5477
Shkodër 1413
Durrës 1160
Fier 1160
Vlorë 791
Lezhë 679
Elbasan 636
Berat 532
Korçë 319
Kukës 286
Gjirokastër 240
Dibër 217

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here