Home AKTUALITET Rrëfimi i gazetares/ Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

Rrëfimi i gazetares/ Fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis

85
0

Gazetarja Anila Hoxha, duke folur për rastin e 21-vjeçarit Aldi Rama, ka rrëfyer se edhe fëmijë gjykatësish janë kapur duke konsumuar kanabis në vendin tonë, apo fëmijë të drejtuesve të lartë shtetërorë.

“Janë konstatuar fëmijë gjykatësish, fëmijë drejtorësh policie duke konsumuar kanabis. Zona në Laprakë konsumohet kanabis, zona e lapidarit shërbehet drogë. Vajza të reja me ekstazi dhe kokainë. drejtësia nuk ishte aq miqësore që të arrinte ta asgjësonte dhe rehabilitonte. Aldi Rama konstatohet si hajdut në moshën 17 vjeç, vjen na një familje me probleme. Ai nuk arriti të korrigjohej nga drejtësia. ai ashpërsoi dozën e konfliktit me ligjin. Ai u ingranua si shpërndarës droge. Këto janë një plagë që ende nuk kanë diagnozë se si të kurohen”, tha Hoxha në “Open”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here