Home AKTUALITET “Thanë se do vrasim kreun e Bashkisë”/ Erion Veliaj i prekur nga...

“Thanë se do vrasim kreun e Bashkisë”/ Erion Veliaj i prekur nga qytetari që i përmendi Kastro Zizon

1738
0

Erion Veliaj ka folur sërish për situatën tek 5 Maji. Më së shumti ai është marrë me qytetarin, i cili tha se mund ta bënte që një ditë të dilte në bllok dhe t’i hidhte acid në fytyrë Erion Veliajt. Gjithashtu, ai theksoi se do të fuste mik Kastro Zizon për të mos lejuar Veliajn që t’i prishë banesat.

Kryebashkiaku tha se nuk i trembet kërcënimeve dhe theksoi se ai është një person, ‘objekt’ i OFL-së.

Veliaj shtoi:

“Koha kur ne tërhiqemi me të fortin që vinte nga vitet ’90, me targa të huaja, me timonin në anën tjetër, apo me atë të piramidave të ’96, apo me rrugaçin e ’97, apo me atë që merrte tankun dhe shkonte drejt qeverisë në ’98, është kohë e kaluar. Jemi në vitin 2022, flasim për Kryeqytetin Evropian të Rinisë, ndërkohë dikush i skeduar nga policia ka folur sot me orë të tëra dhe asnjë nga mediat nuk pyeti: Ore kush është ky? Si mund të japim me orë të tëra në televizor një kriminel, të cilit policia ia ka konfiskuar pasurinë dhe është nën hetim, si “grabitqarë”, “peshkaqenë” fajdesh? Jepnin fajdet, pastaj shkonin i kërcënonin, i vrisnin dhe ky thotë që do bëjë vetëgjyqësi me kallash e acid?! Kush është më i forti në këtë qytet? Rrugaçi, zaptuesi, kërcënuesi, krimineli, trafikanti apo ai çuni e goca që del me dhjeta, që punon në mënyrë të ndershme?! Sa të jem unë kryetar bashkie, asnjë kompromis! I kam parë unë të gjitha, me media, edhe trafikantë droge, edhe këto portalet që vënë gjoba, duhet ecur përpara dhe duhet dhënë mesazhi që në vitin 2022, paligjshmëria, rrugaçëria, krimineli, trafikanti nuk cakton axhendën e qytetit. Axhendën e qytetit, sidomos këtë vit, do ta caktojnë të rinjtë tanë, çunat e gocat e shkëlqyer të Tiranës, që nuk i kanë borxh askujt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here