Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar sot një njoftim ku u bën thirrje konsumatorëve të mos i konsumojnë salsiçet Wudy, sepse përbëjnë rrezik për shëndetin. Pas analizave laboratorike të kryera në Itali, është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 në salsiçet Wudy.
AKU ka njoftuar se po merr masat e nevojshme për për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Njoftimi i plotë:
Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë) pas analizave laboratorike të kryera në Itali është konstatuar prani e Listeria monocytogenes STI55 duke përbërë risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut, në produktin Wudy.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit menjëherë pas njoftimit të ardhur nga RASFF po ndërmerr të gjitha masat nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor për identifikimin, bllokimin dhe tërheqjen e produktit nga tregu.
Kujdes konsumatorë! Mos i konsumoni këto produkte, kthejini pranë subjekteve ku i keni blerë!