Home POLITIKE Basha drejt largimit? Demokratët e “hedhin në kosh”

Basha drejt largimit? Demokratët e “hedhin në kosh”

4840
0

Demokratët njëzëri kërkojnë largimin e Lulzim Bashës nga kreu i PD-së.

Ata hedhin akuza të rënda ndaj tij për shkatërrimin e PD, për vrasjen e demokracisë, për përjashtimin e liderit historik Sali Berisha nga grupi parlamentar.

Ndër të tjera ata i kërkojnë Bashës, që të qëndrojë larg edhe nga Memoriali i Azem Hajdarit, vend ky kreu i PD është shfaqur mëngjesin e  sotëm dhe më pas e ka shpërndarë në rrjete sociale dhe një deklaratë në lidhje me figurën e Azem Hajdarit.

Ti e vrave demokracinë me largin e Sali Berishës dhe u bërë vegël qorre e Ramës.. Jam e bindur se shpirti i tij (Azem Hajdari) të mallkon për këto gjeste, ti nuk bërë asgjë, ti I le demokratët në rrugë. Nuk ke kredo morale të flasësh për Azemin. Ti bëre një akt të turpshëm që do të ngelesh në histori si njollë. gjesti i vetëm që të ka ngelur është largimi’, i shkruan një nga demokratet në rrjetet sociale.

Sipas demokratëve Basha s’ka asnjë kontribut në PD dhe ndaj nuk ka çfarë kërkon në përkujtimore.

Zemërimi i demokratëve për largimin e Berishës, është i madh, saqë ata nuk e konisderojnë më kryetar të PD.

Akoma s’ke ik ti? Se kupton që demokratët s’të duan pas asaj që bërë me Berishën?….

Ky ska asnjë lidhje me ata trima, ç’kërkon ai në përkujtimore?

Luli ti nuk duhet të jesh aty, nuk ke asnjë kontribut, ti di vetëm të humbësh, je një humbës serial. Rroftë Sali Berisha.. E vetmja gjë që duhet të bësh është të largohesh sa më shpejt.

Sipas demokratëve, PD me në krye Lulin , mbetet OJQ, ndaj ai nuk e ka më besimin e tyre dhe karriera e tij politike ka marrë fund, saqdo që ai përpiqet të shfaqet nëpër përkujtimore.

Luli, karriera politike ka marrë fund, kot mundohesh…  Ik more legen , po na mbush mendjen ti, përkujto atë apo këtë, këlysh i shitur.

Azem Hajdari do kujtohet gjatë, por spiunat si ti do të harrohen shpejt, mos e vono dorëheqjen sa nuk është vonë..

Shumë jeni të mërzitur për Azemin, e sidomos ti që për tetët vite e poshtërove Partinë Demokratike. Se të besuam o pis. Si ke fytyrë të zësh në gojë Azem Hajdarin ai ishte burrë i fjalës ti je legen, fëlliqësirë.

Ju nuk keni besimin e demokratëve me ju në krye, PD mbetet OJQ, turp të kesh”.

Këto janë disa nga reagimet e demokratëve, të cilët janë të shumtë dhe njëzëri nuk e njohin Bashën si kryetar.

Kjo gjë u tregua sot, kur Basha u shfaq tek Memoriali i Azem Hajdarit, me tre katër persona në krahë, si dy nënkryetaret e PD, Grida Duma dhe Jorida Tabaku, Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhin dhe kreun e grupit parlamentar, Alfred Rushaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here