Home Kryesore Basha drejt përjashtimit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar

Basha drejt përjashtimit/ Çfarë ndodhi në mbledhjen e grupit parlamentar

718
0

Pas anulimit të mbledhjes  në orën 10.00 siç ka raportuar më herët CNA.al, deputetët e PD do të mblidhen me një kërkesë të qartë për Lulzim Bashës.

Mbledhja që u shty më herë, pritet të mblidhet tani në mesditë dhe një nga pikat që do të shqyrtojë grupi parlamentar është përjashtimi i Lulzim Bashës nga grupi parlamentar.

Kërkesa do të bëhet nga deputetë që kanë mbështetur Lulzim Bashën,  por edhe nga deputetë të tjerë të Partisë Demokratike, të cilët janë pjesë e grupit parlamentar, megjithëse i përkasin mendimit ndryshe apo janë kritikë të Lulzim Bashës.

Ndërkohë që pritet të mbahet mbledhja dhe grupit parlamentar dhe të kërkohet përjashtimi i Lulzim Bashës, ky i fundit, nga ana tjetër ka zënë derën e koridorit ku shkohet tek kafja dhe tualetet, duke ju folur dhe përqafuar deputetët, si dhe duke ju kërkuar që ta shtyjnë mbledhjen me pretendimin se do ta marrë vetë qëndrimin.