Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha e ka nisur fushatën zgjedhore për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, nga Shkodra, ku ka prezantuar kandidatin e tij Xhemal Bushati.
Por, ndërsa Basha ishte në Shkodër, për të prezantuar kandidatin e tij, demokratët e kanë kapur “mat”.
Takimi i Bashës në Shkodër, është publikuar live edhe në faqen e tij në rrjetet sociale, ku demokratët kanë shpërthyer në komente kundër kryetarit të shkarkuar.
Demokratët shkruajnë se personat në takimin e Bashës, nuk janë demokratë shkodranë, por socialistë të Ramës, të ardhur nga Tirana.
“Këta janë socialistë të mledhur nga Lulushi i Sorosit, mashtruesi”-shkruan një komentues.
Ndërsa një tjetër shkruan “Patronazhistët e laro Bravës”.
Po ashtu një tjetër shkruan “Do ti ketë sjell prej Tiranë”.
Më tej, një demokrat shkruan “Bardh Spahia fitore, kimiku i Ramës një humbës shekullor”.