Home POLITIKE Basha “zgjohet” në mesditë/ Takon filozofin e tij në Durrës

Basha “zgjohet” në mesditë/ Takon filozofin e tij në Durrës

293
0

Kryetari i shkarkuar i PD Lulzim Basha duket se në mesditë i ka “dalë gjumi” dhe është kujtuar për fushatën elektorale.

Ai ka qenë sot i pranishëm në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin e tij Luan Hotin, duke e cilësuar si kryetarin e ri të bashkisë.

Ndonëse Basha e ka cilësuar Hotin se shembullin më të mirë të politikës, për shumë qytetarë, jo vetëm durrsakë, ai do mbahet mend për gafat e tij që ka lënë në daljet e tij.

Bashkë me kryetarin e ri të Bashkise së Durrësit, Luan Hoti diskutuam me drejtuesit e bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Durrësit për sfidat dhe potencialet e jashtëzakonshme të këtij qyteti të mrekullueshëm. Dialogu me qytetarët dhe faktorët ekonomikë është modeli i politikës sonë me fytyrë njerëzore, që dëgjon dhe shërben me qytetari, larg konfliktit, baltosjes dhe gjuhës përçarëse. Kandidati i Partia Demokratike e Shqipërisë për Durrësin është shembulli më i mirë i kësaj kulture politike, që përmes vlerave dhe shpirtit sipërmarrës, do shërbejë me integritet për të garantuar normalitetin e munguar dhe një zhvillim gjithëpërfshirës të qytetit”, tha Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here