Një ngjarje e paprecedentë dhe e qëllimshme është regjistruar në një servis makinash në Pogradec. Mësohet se pas një zjarrvënie të planifikuar në një servis me pronar shtetasin Geri Pengu, janë shkrumbuar 6 makina që jepeshin me qira. Policia dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe identifikimin e autorëve që fshihen pas zjarrëvënies së qëllimshme.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 25.03.2022, rreth orës 04:00, jemi njoftuar se në fshatin Leshnicë, Pogradec, në rrethimin e jashtëm të servisit në pronësi të shtetasit G. P., ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur 6 automjete të cilat jepeshin me qira. Dëme në njerëz nuk ka, por vetëm dëme materiale.
Nga të dhënat e para, dyshohet se zjarrvënia mund të ketë qenë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.