Lideri historik i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka qenë gjithnjë një armik i Veriut të Shqipërisë.
Ish kryeministri shprehet se Ramën nuk e lidh asgjë me Shkodrën pasi ka lënë përgjysmë çdo projekt, ku ka nënvizuar atë të rrugës Bogë-Theth.
Në konferencën me gazetarët Berisha dhe se në kohën kur ishte ai kryeministër ka trefishuar buxhetin.
“Edi Ramën nuk e lidh asgjë me Shkodrën përveç gjyshes së tij që e përdor për qëllime politike. Akoma nuk është përfunduar rruga Bogë-theth. Çdo gjë ka qenë e përfunduar me projekt e financa. Kur unë isha kryeministër kam trefishuar buxhetin edhe të Edi Ramës, të bashkive, se janë investitorë dhe ti investon për qytetarët. Edi Rama ka 1001 aspekte që mund ta sulmosh”, tha Berisha.