Sali Berisha ka treguar mbrëmjen e sotme se Lulzim Basha i bënte vetë “poll-et” që e nxirrnin si lider përpara zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Pas zgjedhjeve mësova se pollet që e paraqisnin këtë si lider, i bënte fiks kompania e tij. Kishte një person në një universitet privat që u dilte zot, por kur i kërkuan që të tregonte se kush ëhstë rrjeti, ai tha “m’i dërguan”. Faktikisht i bënte vetë”, u shpreh ish-kryeministri.
Berisha shpjegoi edhe arsyen se pse nuk kandidoi për kryetar partie në zgjedhjet e 13 Qershorit. Ai tha se sapo ishte shpallur “non grata” dhe nuk donte që të dukej sikur po kërkonte një strehë ku të fshihej.
“Nuk kandidova sepse u shpalla “non grata” dhe unë nuk mund të bëja njeriun që po kërkon një strehë, përveçse strategjisë që kisha përcaktuar, Gjykatën në Paris për shpifje”, tha Berisha.