Home POLITIKE Berisha kundërshton vendimin e Bashës: Ai i bëri GJËMËN PD-së!

Berisha kundërshton vendimin e Bashës: Ai i bëri GJËMËN PD-së!

244
0

Nuk e ka pritur aspak mirë Sali Berisha vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha, i cili vendosi ta përjashtojë ish-kryeministrin nga Grupi Parlamentar të PD-së.

Në një reagim të fudnit, Berisha e akuzon Bashën se shkeli çdo rregull të partisë me përjashtimin e tij, pasi duhet të mblidhte Kongresin e PD që të bënte përjashtimin e tij. Ai u shpreh se me këtë vendim, Basha i ka bërë gjëmën partisë.

I pyetur se çfarë do të bëjë tani, Berisha u shpreh se do të bëjë gjithçka që t’i rikthejë sovranitetin Partisë Demokratike.

“Për të marrë një vendim të tillë zoti Basha duhet të ngrinte Kongresin e PD, të ndryshonte statutin dhe të vendoste një nen në të cilin të sanksionohej prani në grupin parlamentar të një personi të shpallur “non grata” nga SHBA. Ky nen nuk ekziston. Në këtë kontekst, ai për interesa apo qëllime të caktuara shpalli një vendim i cili në fakt është nul, pasi është vendimi i tij dhe i asnjë forumi të PD-së, por nuk është ky thelbi. Thelbi është dorëzimi i sovranitetit të PD-së. Shqipëria ka humbur më këtë rast.

Kam komunikuar dhe po ju them këto që po them këtu. Nuk mendoja se ai duke mos respektuar asnjë lloj rregulli do të shpallte një vendim të tillë personal. Sali Berisha pas këtij vendimi do të bëjë gjithçka për të rivendosur sovranitetin e PD-së. Basha vendosi të shkelë çdo llloj rregulli dhe t’i bëjë gjëmën PD-së. PArtia Demokratike ka dorëzuar sovranitetin e saj”, tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here