Home EDITORIAL Berisha-Meta nuk njohin zgjedhjet!

Berisha-Meta nuk njohin zgjedhjet!

750
0

Sali Berisha dhe Ilir Meta janë kërkim të një alibie për të justifikuar disfatën në zgjedhje, pasi dorëheqja nuk është ne planet e dy aleatëve.

Berisha: “Në tregun e zi, shuma e blerjes së votës arriti nga 300 deri në 500 euro. Cila është kjo shumë totale që u përdor për të blerë votën e shqiptarëve? Ajo që dihet është se euro arriti nivele të ulëta këmbimi me lekun. Këto zgjedhje janë të blera sepse narkoeurot u bënë diktuesit kryesorë të rezultatit.”

Meta: “Çdo minutë fakte të reja tronditëse vijnë dhe dokumentohen se si mafia nën komandën e Edi Ramës shkatërroi procesin zgjedhor i gjithë ky proces i tjetërsimit të votës së shqiptarët po dokumentohet dhe do të fillojë procesi i kundërshtimit ligjor por edhe i përshkallëzimit të aksionit opozitar. Gomerët që Rama u imponoi qytetarëve shqiptarë nuk do të vjedhin të qetë më siç vodhën në 4 vite. Përshkallëzimi i aksionit opozitë në këshilla bashkiakë.

As humbja e Shkodrës, bastion historik i demokratëve për Sali Berishën nuk përbën shkak për përgjegjësi politike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here