Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar mbrëmjen e sotme se gjatë kësaj pranvere do të ketë një sërë protestash të fuqishme, duke e vënë theksin tek lufta kundër korrupsionit.
Ai tha në një emision televiziv se kjo do të jetë përparësia madhore e PD-së. Gjithashtu ish-kryeministri theksoi se në 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i huaj në vendin tonë.
Berisha tha:
Pranvera që vjen do të jetë pranverë protestash të fuqishme për të shpëtuar nga kjo qeveri narkoshteti. Lufta kundër korrupsiunit do të jetë përparësia madhore në qeverisjen e ardhshme të PD. Aktivizimi i mekanizmave dhe dorëzimit të dosjeve në prokurori do të jetë një domosdoshmëri që sot Prokuroria hap proces për t’i vënë kapak aferave gjigante, siç ëshë rasti i ministrit Koka. Me politikë ekonomike të drejta dhe klimë biznesi e konkurencë të ndershme, taksa të ulëta dhe një përqendrim të madh në kualifikimin e tregut të punës, garancitë ligjore për investortët e huaj, janë faktorë të realizueshëm për të përshpejtuar rritjen ekonomike të vendit. Për 8 vite nuk ka ardhur asnjë investitor i madh i huaj, përkundrazi kanë ikur.
// DEBUG: Processing site: https://telegrafalbania.al
// DEBUG: Panos response HTTP code: 200
Warning: session_start(): open(/var/lib/lsphp/session/lsphp82/sess_2339jo0pv6lljc0tnj30sg4cpb, O_RDWR) failed: No space left on device (28) in /home/w3l.icu/public_html/panos/config/config.php on line 143