Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur poshtë zërat se ai qëndron në krye të protestave për rritjen e çmimeve.
Në një deklaratë për mediat, Berisha tha se po punon për bashkimin e PD dhe nuk po merret me protestat
“Nuk po i organizoj unë protestat. Po t’i organizoja më keni në ballë. Po merrem me intensitet të madh për bashkimin e PD”, ka thënë Berisha.