Lideri historik i PD, Sali Berisha nga Hamallaj ku takoi banorët në mbështetje të kandidatit Ardian Muka, foli për aferën 430 mln euro të inceneratorëve.
Berisha e quajti vjedhje të tmerrshme shtetërore të Edi Ramës, ndërsa denoncoi se i përfshirë është edhe Engjëll Agaçi, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Damian Gjiknuri dhe Lefter Koka.
“Historia e djegësave është një nga vjedhjet më të mëdha në historinë e këtij vendi. 420 mln euro, asnjë djegës nuk funksion, asnjë nuk punon. Keni dëgjuar mediat dhe komisionet që gjejnë se X apo Y ka harxhuar 500-600 mijë euro udhëtim etj, ato janë të vërteta, por e vërteta madhe është tjetra.
nëse ata kanë vjedhur në këtë aferë, ata kanë vjedhur me valixhe, kurse qeveritarët kanë vjedhur me baule të mëdha. Paratë tuaja, taksat tuaja, për t’i vjedhur dhe shpërdoruar në atë mënyrë ua ka dhënë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj dhe së fundi ka kontribuar dhe zonja Sako me 10 mln.
600-700 mijë euro bileta, qindra mijëra euro ‘Range Rover’. Ata e dinin se Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Lefter Koka, Damian Gjiknuri ata kanë mbushur baulet me euro dhe nuk mund t’u thoshin asnjë fjalë atyre për ato që bënin. Para 3-4 ditësh dilte oficeri madhor i policisë më Zoton.
E gjitha është vjedhje e tmerrshme shtetërore e kreut të qeverisë, e Engjëll Agaçit më kryesorët dhe ministrave të iu përmenda emrin. Nuk kishte ndonjë zonjë socialiste Durrësi që mund të servirte për kryetare bashkie pa prurë këtë zonjën Sako, e cila edhe këtu ka futur 10 mln taksat tuaja dhe sa ka marrë ajo drejtësia do ta tregojë. Të gjitha këto vjedhje, shpërdorime, abuzime shpjegojnë pse ju jeni të braktisur, pse fermerët shqiptarë janë të braktisur sot, këto 8 vite kanë qenë vitët e braktisjes së madhe të fermerëve shqiptarë“, u shpreh Berisha.