FNSH po ushtron kontrolle në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Në këtë operacion po marrin pjesë edhe Forca Levizese Operacionale dhe Forcat Shqiponja, të cilët kanë ngritur së paku 3 postblloqe.
Objektivi kryesor i këtij operacioni mësohet se është kontrolli i makinave luksoze, kapja e personave të shpallur në kërkim dhe persona të skeduar më parë nga policia.
Aktualisht ne Elbasan janë stacionuar dy grupe FNSH, ku një grup do të qëndroj në postbllok dhe grupi tjetër do të patrullojë në qytet i shoqëruar nga “Shqiponjat”.
Postblloqet e ngritura ndodhen në Bradashesh dhe tek kthesa e quajtur “Kadiu”.