Ish-Presidenti Bujar Nishani, ka njoftuar se sot do të jetë në krah të ish-kryeministrit Sali Berisha, në Rogner.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Nishani ka shkruar, “Jo më PD, peng i regjimit të korruptuar majtist”
“Unë do të bashkohem me demokratët e ndershëm e të vërtetë Sot në Rogner, në 18:00 !
Për një PD të Bashkuar, të Fortë e Fituese !
Jo më PD, Peng i rregjimit të korruptuar majtist”, ka shkruar Nishani.