Home Kryesore Burri i Xhaçkës po gllabëron jugun, Rama e mbron: I takon me...

Burri i Xhaçkës po gllabëron jugun, Rama e mbron: I takon me ligj plazhi

676
0

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me gazetarët ka folur rreth NATO-s, anëtarësimit në BE por edhe për bashkëshortin e ministres në krah, Olta Xhaçka. Gjatë fjalës së tij Rama u ndal te fakti që Opozita kërkon heqjen e mandatit për bashkëshortin e ministres. Rama tha se nuk sheh asnjë problem tek fakti se bashkëshorti i ministres si investitor strategjik po gllabëron bregdetin e jugut pasi sipas tij ajo pronë i takon me ligj atij.

Cdo vend ka nevojë për kampionët e vet edhe në ekonomi. Kjo e të afërmeve është diçka që e kam dëgjuar. Këtë e di që sdo ndalojë. Nuk kam cfarë përgjigje ti japë. Se dëgjoj broçkulla dhe shtrembërime. Afërsi që janë komplet të imagjinuara. Do doja që të kishte edhe më shumë investitor shqiptar. Do bëjmë akoma më shumë. Janë bërë edhe për shqiptarët. Një pjesë nuk shkojnë deri në fund se janë strikte. Tek rasti konkret. Në të gjithë vijën bregdetare, ka më mijëra subjekte që marrin nën shfrytëzim një pjesë plazh si rezultat i disponimit të një prone private. Dhe një nga mijëra subjekte është edhe subjekti në fjalë. Cfarë duhet të bëjë në këtë rast? Bashkëshorti i ministres ka një pronë private dhe nuk duhet të marrin dhe të shfrytëzojnë plazhin që kanë përballë. Se duket sikur ia ka dhënë qeveria. Por këtu ka ndodhur ajo që ndodh në të gjithë vijën bregdetare dhe që marrin në shfrytëzim pjesën e plazhit përballë pronës së tyre private. Si në të gjithë botën demokratike, shteti ndjek këtë praktikë. Që plazhi të mirëmbahet.

Më tej Rama tha se ka bërë një kërkesë për të hequr fare Qeverinë nga Investimet Strategjike që të mos përfshihen në të tilla akuza.

Është një e drejtë që buron nga ligji dhe e drejta e pronës private. Kam kërkuar që ta heqin fare këtë pjesë së futjes së qeverisë në këtë mes. Që, të mos kemi më këto llafe. Që janë llafe të fukarallëkut mendor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here