Deputeti Oerd Bylykbashi, ka deklaruar në takimin me banorët e ish-Kënetës në Durrës, se pas 22 vitesh Durrësi do tu kthehet qytetarëve të tij.
Bylykbashi është shprehur se me 6 Mars me zgjedhjen e Ardian Mukës si kryetar bashkie, do tu marrin nga duart Durrësin Vangjush Dakos dhe Edi Ramës.
“Me Ardian Mukës në krye të bashkiës e më pasë me rrëizmin e qeverisë hajdute, ne do të zhdukim çdo pengesë për tu bërë ju të ndjeheni qytetarë të Durrësit.
Durrësi pas 22 vitesh, duhet tu kthehet qytetarëve, t’ia marrim Vangjush Dakos, Edi Ramës dhe kukullave të tyre nga duart e t’ua japim qytetarëve.
Ne nisëm një betejë disa muajshe për të shpëtuar opozitarizimin e vërtetë.
6 Marsi ka dyfish rëndësi se ne do të fitojmë bashkinë e Durrësit me Ardian Mukën dhe do të jetë trampolina jonë drejt përmbysjes së Edi Ramës”, tha Bylykbashi.