Category: Moti

  • Temperatura deri në 37°C, mësoni si do të jetë moti këtë javë

    Temperatura deri në 37°C, mësoni si do të jetë moti këtë javë

    Duke lënë mënjanë ditën e sotme me reshje shiu e ulje temperaturash, për javë që presim përpara rikthehet moti i qëndrueshëm si dhe rritje temperaturash.

    Në këtë mënyrë dita e nesërme (e Hënë) parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash hera-herës deri të dendura. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash. Në relievet malore në formë stuhish e rebeshesh të izoluara, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

    Për ditën e Martë pritet një përmirësim i mëtejshëm. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Por, në relievet malore në lindje nga orët e mesditës deri ato të pasdites reshje shiu afatshkurtra në formë rrebeshesh dhe stuhi shoqëruar me shkarkesa elektrike.

    Duke filluar nga dita e Mërkurë deri ditën e Premte moti parashikohet i kthjellët përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në lindje të territorit. Gjithashtu parashikohet mot i nxehtë dhe temperatura të larta për shkak të masave ajrore jugore.

  • Temperatura të ulëta dhe dëborë në Tiranë, mësoni si do të jetë moti sot

    Temperatura të ulëta dhe dëborë në Tiranë, mësoni si do të jetë moti sot

    Dita e martë  pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

    Moti parshikohet me vranësira dhe intervale të shkurtëra kthjellimi. Që në orët e para të 24-orëshit reshje shiu e bore me intensitet të ulët.

    Për shkak të masave ajrore më të ftohta pritet që reshjet e borës me intenistet të ulët (në formën e flokëve të dëborës) të prekin kryeqytetin por edhe zonat bregdetare.

  • Sot dita më e ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Njihuni me parashikimin e motit

    Sot dita më e ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë. Njihuni me parashikimin e motit

    Sot dita më e ftohtë e muajit, temperaturat arrijnë deri në -15 gradë në disa zona të vendit.

    Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot me diell por shumë të ftohtë.

    Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku variojnë: në zonat malore, nga -15°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -6°C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga -3°C në 08°C.

    Era do të fryjë në drejtim Verilindor-Lindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.

    Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -16°C në -7°C dhe në zonat e ulëta nga -12°C në -4°C.

  • Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Përgatituni për acar, të hënën temperatura deri në -18 gradë Celsius

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Përgatituni për acar, të hënën temperatura deri në -18 gradë Celsius

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëron se në Shqipëri do të mbërrijë moti i acartë. ”Siç raportojnë edhe meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius në zona si Bulqiza apo Puka.

    Termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius, afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius”,-thuhet në njoftimin për shtyp.

    Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë. Për të shmangur situata të rënda, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile apelon qytetarët që të ndjekin të gjitha këshillat e shtabeve të emergjencave në bashkitë e vendbanimit të tyre.

  • Temperatura deri në -7°C, mësoni si do të jetë moti sot

    Temperatura deri në -7°C, mësoni si do të jetë moti sot

    Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe klimeve të pakta të vranësirave në për të gjithë vendin, ku më të theksuara do të jenë në zonat Lindore.

    Ndersa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore dhe të ulëta, por bregdeti do të mbetet kryesisht me kthjellime.

    Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke huhatur vlerat ditore nga -7°C deri ne 11°C.

    Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 3 ballë.

  • Rrebeshe shiu, por temperatura deri në 31°C, mësoni si do të jetë moti sot

    Rrebeshe shiu, por temperatura deri në 31°C, mësoni si do të jetë moti sot

    Mbetemi në vlera të ulta barike të cilat do të sjellin zhvillimin e vranësirave konvektive duke krijuar mundësi për rrebeshe afat-shkurtra dhe ti izoluara shiu në të gjithë. Por intervalet me kthjellime do te jeni te shpeshta përgjatë 24 orëshit.

    Temperaturat e ajrit do të posojnë rënie të lehtë në mengjes, por mesdita mbetet konstante duke u luhatur nga 12°C deri në 31°C.

    Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 40 km/h në drejtimi kryesisht Jugor duke krijuar dallget i 2-3 balllë.

  • E enjtja me kthjellime e vranësira, priten edhe reshje shiu

    E enjtja me kthjellime e vranësira, priten edhe reshje shiu

    Për ditën e enjte (sot) moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira të cilat në ekstremin veriore pritet të pasohen nga reshje lokale shiu.

    Era do të fryjë nga jugperëndimi-juglindja me shpejtësi mesatare 1 deri 7m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë, shkruan Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

    Temperaturat parashikohen:

    zonat malore          12°C deri në 29°C;

    zonat e ulëta          13°C deri në 31°C;

    zonat bregdetare    14°C deri në 30°C.

  • Temperatura deri në 32 gradë/ Parashikohet një ditë e nxehtë

    Temperatura deri në 32 gradë/ Parashikohet një ditë e nxehtë

    Paraditja paraqitet me kthjellime në zonat bregdetare, por me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonën e ulët dhe malore.

    Orët vijuese do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta.

    Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 33°C.

    Era do të fryejë e lehtë me shpejtësi 28 km/h drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim  1- 2 ballë.

  • Keni bërë plane për fundjavën, moti surprizon sërish

    Keni bërë plane për fundjavën, moti surprizon sërish

    Gjatë ditës së sotme vendi ynë është ndikuar nga kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike ndërsa moti ka qenë kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare. Përgjatë orëve të drekës dhe ato të pasdites në relievet malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të izoluara.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e shtunë pritet të kemi një përkeqësim të lehtë të motit.

    Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin. Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht do të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive afatshkurtër.

    Ashtu si dita e sotme edhe për ditën e diel moti parashikohet kryesisht i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare. Në orët e mesditës në relievet e larta malore parashikohen reshje shiu të dobëta dhe lokale.

  • Kthjellime, vranësira dhe reshje, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

    Kthjellime, vranësira dhe reshje, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

    Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin  e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme.

    Moti parashikohet të jetë me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe intervalet me kthjellime.

    Në relievet kodrinore-malore në lindje të vendit, në momentin e zhvillimit të vranësirave do të ketë reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët. Lokalisht dhe në kohë afatshkurtër reshjet në formën e shtrëngatave dhe rrebesheve.