Category: Sport

  • Shqipëria perfekte ndaj San Marinos, 5 gola dhe spektakël në “Elbasan Arena”

    Shqipëria perfekte ndaj San Marinos, 5 gola dhe spektakël në “Elbasan Arena”

    Shqipëria ka arritur të marrë një fitore tenistike 5-0 ndaj San Marinos në ndeshjen e luajtur në Elbasan Arena.

    Kuqezinjtë e mbyllën pjesën e parë në avantazhin e golit të shënuar nga Manaj, ndërsa në të dytën do të vinte edhe “festivali” i golave.

    Laçi, Broja, Hysaj dhe Uzuni do të shënonin edhe 4 herë të tjera për të ndihmuar Shqipërinë të rregullonte golavarazhin në grup, paisi është ky kriteri për t’u kualifikuar nëse dy ekipe e mbyllin klasifikimin në kuotë të barabartë pikësh.

    Ndeshjet e ardhshme të kombëtares shqiptare do të jenë në muajin tetor, ku fillimisht kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Hungarisë, ndërsa më pas do të presin Poloninë.

  • Ronaldo apo Messi? Ja lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

    Ronaldo apo Messi? Ja lojtari më i mirë i të gjitha kohërave

    Cili është lojtari më i mirë i të gjitha kohërave? Kjo është një nga pyetjet që gjithmonë ka shkaktuar debate mes tifozëve, por edhe specialistëve. Sipas Dr. Tom Crawford, i cili punon si matematicient në Universitetin e Oksfordit, është përpjekur të zgjidhë debatin “G.O.A.T” një herë e përgjithmonë në emër të LiveScore.

    “Si tifozë të futbollit ne të gjithë jemi rritur të hipnotizuar nga lojtarët më ikonikë të brezave tanë përkatës. Sidoqoftë, kur bëhet fjalë për të debatuar për më të madhin e të gjitha kohërave, kurorëzimi i G.O.A.T ka qenë një sfidë e vështirë”, ka thënë Ric Leask, Drejtor i Marketingut në LiveScore.

    Për të qenë pjesë e listës së ngushtë të Indeksit G.O.A.T, lojtarët duhet të kenë fituar të paktën dy çmime të Topit të Artë. Lojtarët e listës së ngushtë atëherë duhej të shënonin shumë gola kundër shtatë kategorive të ndryshme për t’u kualifikuar në 10-shen e fundit.

  • Mancini: Fitojmë 3 ndeshje dhe shkojmë në Kupën e Botës!

    Mancini: Fitojmë 3 ndeshje dhe shkojmë në Kupën e Botës!

    Roberto Mancini nuk është i shqetësuar aspak për mungesën e golave dhe të faktit që kombëtarja e tij ka dy barazime radhazi. Madje strategu i njohur është optimist se do të zhbllokohet shumë shpejt edhe Immobile, i cili sipas tij duket si Balotelli.

    “Llogaritë janë të thjeshta: ne kemi tri ndeshje, nëse i fitojmë dhe mund t’i fitojmë, ne kualifikohemi për në Kupën e Botës. Ne besojmë në Kupën e Botës, e kemi bërë që kur të gjithë menduan se nuk kishte as një lojtar të aftë për të luajtur në këtë kombëtare, ne kemi treguar se jemi të mirë. Jemi të qetë dhe na vjen keq që kemi humbur katër pikë. Fati tani është i pafavorshëm, po mendojmë të bëjmë mirë në ndeshjen e radhës.

    Immobile? Më duket se jam kthyer te Mario Balotelli … Duke qenë se nuk kam asnjë lloj problemi, ne kemi fituar Kampionatin Evropian dhe Çiro ka qenë gjithmonë titullar. Pastaj në dy ndeshje ai shënoi, herë të tjera iu afrua golit. Nganjëherë topi nuk hyn në portë. Unë mund të shtoj kërkesat për disa lëvizje të caktuara, por unë nuk shoh një problem të madh. Ai gjithmonë shënon, mbase ai shënon 8 gola në Kupën e Botës dhe ne do të fitojmë Botërorin”, deklaroi Mancini në konferencën për shtyp para sfidës me Lituaninë.

  • Çelsi mposht Cityn dhe shpallet kampion i Ligës së Kampioneve

    Çelsi mposht Cityn dhe shpallet kampion i Ligës së Kampioneve

    Çelsi është shpallur kampione e Ligës së Kampioneve, pasi ka fituar ndaj Mançester City me rezultatin 1:0.

    Blutë e Londrës fituan ndeshjen, falë një goli të shënuar nga ana e Havertz në fund të pjesës së parë.

    Një ndeshje e denjë për një finale të Champions League dhe ishte Man. City që e nisi më mirë betejën me dy raste të Sterling ndërsa iu përgjigj Chelsea me Werner dhe në të gjitha rastet ishin lojtarët të pasaktë.

    Gjermani Kai Haverc ishte heroi i mbrëmjes në “Dragap”, i cili me golin e realizuar në minutën e 42-të, i dhuroi Champions-in e dytë në histori, skuadrës së manjatit rus Abrahmoviç.

    Për sa i përket “qytetarëve” të Pep Guardiolës, loja e tyre në këtë finale la për të dëshiruar, duke prodhuar shumë pak, edhe pse ishin ata favoritët në letër të kësaj përballjeje emocionuese.

    Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Çelsit. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se që nga viti 2000, 8 skuadra kanë dështuar të marrin trofeun e Champions-it në shtëpi kur kanë debutuar për herë të pare në një finale të Ligës së Kampionëve.