Duket se të tjera skena interesante ndodhën sot në Kuvend ndër radhët e opozitës dhe qeverisë.
Ish-kreu i PD Lulzim Basha u rikthye në Kuvend pas disa seancash mungesë që prej shkarkimit të tij nga posti i kryetarit të demokratëve.
Buzagaz Basha ishte i pranishëm teksa Berisha fliste në foltore. Ai u fotografua duke folur në telefon i shqetësuar teksa u ul pranë Gazment Bardhit. Në disa momente të tjera Basha u shfaq duke qeshur me kolegët e tij të cikët e përshëndetën.
Pas shkarkimit nga PD qarkulluan informacione se ai po bëhej gati të hapte një parti të tijën, por asgjë ende e konfirmuar.