Hatërmbetja e Trixës pas disa ditë heshtje duket se përfshin edhe persona jashtë shtëpisë së Big Brother.
Ditën e sotme ajo ka reaguar ashpër ndaj opinionistes së këtij programi Balina Bodinaku duke e akuzuar për shpifje.Trixa ka publikuar disa mesazhe që sipas saj Balina i ka shkëmbyer me një person tjetër pas largimit të saj nga Shqipëria.
Ajo thotë se Balina e ka pasur personale ndërsa shton se nëse kjo do të përsëritet do e ndjekë në rrugë ligjore.
“Të hamendësosh për jetën time private me shoqet e tua je e lirë ta bësh kur të duash por të influencosh mbështetësit dhe ndjekësit e mi me shpifjet e tua nuk ta toleroj. Kështu si ke vepruar ti më vërteton që instiktin e kam pasur të saktë.
Sa herë më ke sulmuar brenda shtëpisë së BBV e ke pasur personale. Mesa di unë nuk të kam rënë ndonjëherë në qafë, prandaj kjo të jetë hera e fundit që shpif me mua ose ndryshe do e ndjek në rrugë ligjore”, ka shkruar Beatrix.