Home AKTUALITET Çmenduri në Tiranë-Elbasan/ Shoferi futet kundravajtje në korsinë e shpejtësisë

Çmenduri në Tiranë-Elbasan/ Shoferi futet kundravajtje në korsinë e shpejtësisë

436
0

Dihet se drejtuesit shqiptarë të automjeteve vështirë se i respektojnë standartet dhe rregullat e qarkullimit. Respektimi i tyre rrallë ndodh brenda qyteteve pa përmendur rrugët jashtë-qytetase ku sheh çudira nga më të ndryshmet.

Por në rastin që do t’ju tregojmë sot, kemi rë bëjmë me një çmenduri të vërtetë për të cilën duhet të lutemi që të mos shkaktojë ndonjë tragjedi. Sipas qytetarëve një i moshuar me një automjet tip Ford Kuga është futur kundravajtje në aksin Tiranë-Elbasan duke lëvizur në korsinë e shpejtësisë.

Një veprim i tillë rrezikon një masakër të vërtetë duke ditur që përballë mund t’i vijnë makina me shpejtësi të lartë. Në rast përplasjeje viktimat do të ishin të shumta, gra, burra apo fëmijë që do të kishin fatin e keq të ishin në automjetet që lëvizin në korsinë e shpejtësisë. Nuk dihet ndërkaq se ku është policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here