Nga dita e sotme Bordi i Transparencës ka vendosur që shqiptarët të blejnë naftë me një çmim tejet të lartë, për vetëm 245 lekë për litër. Duke marrë parasysh që nafta është rritur tre herë brenda pak ditëve, në rrjet po paralajmërohet protestë masive. Ditën e martë do të protestohet sërish kundër rritjes së çmimit të naftës. Lajmi është bërë i ditur nga aktivisti Adriatik Lapaj, i cili ka bërë me dije edhe se kur dhe ku do të mbahet protesta.
Postimi i Adriatik Lapaj:
SËRISH NË SHESH! SËRISH NË SHESH! TË MARTËN ORA 17.00 NË SHESH Çmimi karburanteve vijoi rritjen nga dita e fundit e protestës. Ishte me 203 lekë, sapo shkoi me 245 lekë. Pritet të shkojë mbi 250 lekë për litër.