Një avion i Wizz Air, i cili ishte nisur për Verona êshtë kthyer mbrapsht në Rinas.
Siç shihet edhe nga harta e fluturimeve, avioni ka bërë gati gjysmën e rrugës dhe më pas është kthyer. Ende nuk dihen arsyet e kësaj manovre të çuditshme.
Kujtojmë se nuk është hera e parë që ndodh kjo gjë me linjat që operojnë në Shqipëri.