Një tjetër rast i sjelljeve abuzive me kafshët. Së fundmi, gjatë ditës së sotme një qytetar nga Dibra ka filmuar një skenë ku një person ka lidhur gomarin prapa makinës dhe nis ta tërheqë. Nuk dihet saktësisht qëllimi i atij veprimi nga ana e personit në fjalë, por rasti duket shqetësues duke marrë shkas edhe nga keqtrajtime të ngjashme të kafshëve edhe më parë.
Kujtojmë se dy vjet më parë në Sukth u regjistrua një ngjarje e rëndë e cila mori gjithë vëmendjen e opinionit publik, pasi një person tërhoqi zvarrë me makinë një qen.