Home Kryesore Demokratët bëjne për një lek Bashën: “Nuk të shpëton dot Rama”

Demokratët bëjne për një lek Bashën: “Nuk të shpëton dot Rama”

860
0

Ish-kryetari i PD, Lulzim Basha pasi dha dorëheqjen e vonuar nga drejtimi i kësaj force politike, vijon “betejat” e tij imagjinare, në rrjetet sociale.

Edhe pse është “zhdukur” nga ekranet, dhe për më tepër nuk ka marrë pjesë as në mbledhjet e grupit parlamentar të PD, Basha kujtohet të bëjë ndonjë postim tek-tuk në rrjetet sociale, atëherë kur zgjohet nga gjumi.

Një ditë më parë, Basha tentoi ta cilësojë si “fitore” të madhe, raportin e DASH, në lidhje me Qeverinë.

Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruante se gjetjet e këtij raporti konfirmuan shqetësimet e ngritura nga PD për korrupsionin, masakrën zgjedhore, presioni ndaj medias etj.

Po ashtu, ai vijon “teatrin” e tij, ndërsa shkruan se Rama është kthyer në kthyer në mburojë të ministrave të korruptuar duke penguar drejtësinë të veprojë ndaj zyrtarëve të lartë.

Por, demokratët duket se nuk i besojnë më teatrit të Bashës, dhe e akuzojnë se është ai përgjegjës, që Rama mori tre mandate.

“Ik ik o njeri kot. Tetë vite e bërë Ramen me ngel në hstori tre here”-shkruan një qytetar.

Më tej, një tjetër shkruan “Të gjithe e keni lyer dorën me kanabis”.

Po ashtu një qytetar shkruan “Iiiiikkkkk mos na mërzit shumë”

“Ore Lulushi i blindave ty nuk të shpëtojnë as blindat as Rama, jo. Po ik më mirë sa mos të jetë vonë, mos u bëj i gjallë më, se i “vdekur” ke qënë me kohë”.-shkruan një komentues.

Po ashtu një tjetër shkruan “Po ik o shok në punën tëndë tani, se je në rregull. Të kemi ardhë mbrapa sa vite e prap do të rrish në pushtet. Se ti gjithmonë në pushtet ke qënë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here