Home POLITIKE Demokratët kapin “mat” Bashën dhe “Babalen”

Demokratët kapin “mat” Bashën dhe “Babalen”

966
0

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar dhe të tijtë, janë më shumë se nën panik.

Pas shkarkimit me referundumin e 18 Dhjetorit 2021, Basha është vetëm deputet por edhe në këtë rol, ai ka humbur kontaktin me zonën ku është zgjedhur, pasi demokaratët e kanë braktisur masivisht.

Paniku i Bashës, nuk njeh kufij. Pasi ka mbaruar procesin e blindimit të godinës së PD, ka blinduar edhe rrjetin e tij social, në mënyrë që mos të lejojë reagimin e asnjë demokrati, i cili kërkon llogari prej tij apo kërkon ballafaqim me të.

Sot ai është shfaqur në Kuvend, me teatrin e radhës, por me mungesë të aktorit tjetër, aleatit të tij, kryeministrit Edi Rama.

Ndërkohë që po fliste nga foltorja e Kuvendit, demokratët, të cilët kanë vendosur shkarkimin e tij, nuk e kanë kursyer në faqen e Partisë Demokratike, që po transmeton drejtpërdrejt Bashën.

Për demokratët, Basha s’është gjë tjetër veçse një tradhtar, që bashkëpunon me Ramën dhe del me deklarata falso për të gënjyer më pas ata.

“Korrupsioni që bashkë me ty po blejnë votat që ti po ua fale….

Të gjitha i ke falso ti punon me Tulant Ballën e me Edi Ramë,n ti je nje tradhtar… ik zhduku se na je shpifur..”, janë disa nga reagimet e demokratëve.

Reagimet janë shumë e më shumë, por “byrektoret” e Bashës, arrijnë t’ja dalin t’i fshijnë, edhe pse imazhi i Lulit, nuk ka shance më të përmirësohet.

Lulzim Basha do të mbahet mend, si njeriu që flet për luftra e beteja në gjumë, dhe që humbjet e konsideron fitore.

Të njëjtët njerëz humbës dhe dështakë ka edhe pas vetes, të cilët po si ai nuk lejojnë kritika dhe përballjë në rrjetet e tyre sociale.

Njëri prej tyre është Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, i cili nga foltorja e Kuvendit , here pas here përpiqet të trashë zërin.

“Një teatër tjetër i shëmtuar për të shmangur vëmendjen nga afera më e madhe e qeverisë shqiptare, e cila ka detyruar Ramën që të struket dhe të mos vijë në parlament. Ka tre javë që nuk vjen në parlament sepse, në tre javë diskutimi kryesor, cështja kryesore, është afera korruptive e inceneratorëve”, ka thënë sot Salianji.

“Po ik , plehër. ..Ju jeni bërë të gjithë legena…O Babale turp..”. Këto kanë qenë disa nga reagimet e demokratëve të cilat kanë shpëtuar pa u fshirë në faqen e Partisë Demokratike, përballë deklaratës së Salianjit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here