Home AKTUALITET Dëmtoi biznesin e drogës, shqiptari iu lutet spanjollëve: Më mbani këtu, në...

Dëmtoi biznesin e drogës, shqiptari iu lutet spanjollëve: Më mbani këtu, në Shqipëri më pret vdekja

1188
0

Një shtetas shqiptar i cili aktualisht jeton ilegalisht në bregdetin e Granadës kërkon azil në Spanjë pasi një ngatërresë me mafian shqiptare në Suedi mund t’i marrë jetën. Sipas dëshmisë së tij, “të fortët” e kanë kërcënuar pasi besojnë se ai iu ka shkaktuar një dëm prej 35,000 eurosh duke dështuar në një operacion të trafikut të drogës në tokat skandinave. Prandaj shqiptari kërkon që të mos kthehet në Shqipëri pasi nëse dëbohet nga Spanja, ai do të përballet me një dënim me vdekje.

Por në Spanjë kërkesa për azil është e rezervuar për njerëzit që kanë një frikë të bazuar se do të persekutohen në kombin e tyre të origjinës për arsye race, feje, kombësie, politike, opinionet, që i përkasin një grupi të caktuar shoqëror, gjinisë ose orientimit seksual. Me këto kritere sipas ligjit në Spanjë mund të kërkojnë azil ukrainasit që duan t’i shpëtojnë luftës në vendin e tyre por jo shqiptari. Sipas mediave spanjolle shqiptari është trafikant droge i cili iu detyrohet shumë para trafikantëve më të mēdhenj dhe kjo nuk është arsye që ai të kërkojë azil pasi Spanja nuk ofron ndihma humanitare për krimin e organizuar.

Ndërkohë në dosjen e shqiptarit thuhet se:

Ai ka një problem me disa djem që ka takuar në Suedi, të cilët e akuzojnë se ka përfituar një sasi parash të tyre. Kur ishte në Suedi shqiptarit i dhanë urdhër që të çoje në Norvegji disa kuti me drogë por policia e ndaloi dhe i zbuloi çfarë fshihte në bagazh. Tani ata që do të merrnin ngarkesën janë shqiptarë dhe po e kërkojnë kudo. Kjo është arsyeja që ai që nuk mund të kthehet në Shqipëri, sepse u detyrohet 35 000 euro atyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here